Ka përfunduar takimi i kreut të PD, Lulzim Basha me me zyrtarë të senatit amerikan.
Në një prononcim për mediat Basha u shpreh se demokracia shqiptare dhe zhvillimet në rajon ishin ndër cështjet e diskutuara në takimin që zgjadhi për rreth 30 minuta.
“Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni:
Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.
Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri.
Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Miqtë u interesuan edhe sa u përket çështjes së anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e mbështesim plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës. ”-u shpreh Basha.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Spiunët e arrestuar dhe BIA serbe patën bisedime një ditë pas sulmit në Banjskë (VIDEO)
- VLEN-i shkon në 14 deputetë, Fronti Evropian bie në 18
- Zelensky: Edi Rama mik i madh i Ukrainës
- Deputeti i 8 i VLEN-it në Njësinë e Gjashtë Zgjedhore, Mexhiti: E konfirmon legjitimitetin tonë tek shqiptarët
- Altin Dumani: Kemi sekuestruar 41 milionë euro pasuri
- CIVIL: Gjithsej 18 raste të votimit familjar në Debresh
- Franca paralajmëron Kosovën pas aksionit në veri: Veprimet e reja të njëanshme kontribuojnë në rritje të tensioneve
- Mbyllet vendvotimi në Llërcë, 560 qytetar votuan sot (VIDEO)
- Llërca voton/ Mbi 50% dalja, pritet VLEN të shtoj një deputet në zonën 6?! (VIDEO)
- Pasagjeri afgan pret damarët në fluturim, avioni bën ulje të detyruar në Rinas