Arifi: Shkollat në Likovë, më të mirat edhe se komunat me shumicë maqedonase

Unë e them me shumë përgjegjësi se nuk ka arsimtar që është i diskriminuar në Komunën e Likovës, ka siguruar kandidati i BDI-së, Erkan Arifi në debatin parazgjedhor në TV21.

Duke folur për kushtet në shkollat fillore dhe të mesme, ai tha se kushtet që janë në shkollat e Likovës, nuk janë as në shkollat maqedonase.

“Ne jemi ndër komunat që i kemi shkollat me kushtet më të mira. As në shkollat maqedonase s’mund të gjeni aso kushte. Si me smart tableta, si me sistem kabinetik, si me gjithçka”, tha Arifi.

Debatin mund ta ndiqni në linkun më poshtë: