19-vjeçarja e vrarë në Tuz është kushërira e këngëtares së njohur shqiptare


Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku bashkëshorti ka ekzekutuar vajzën 19-vjeçare, Shejlla Bakija.

Reagime të shumta për këtë ngjarje kanë qenë të shumta në rrjete sociale, ku kërkohet drejtësi për vdekjen e vajzës së re nga bashkëshorti Ilir Gjokaj.

Ndër reagimet e shumta ishte edhe këngëtarja e njohur Enisa e cila postoi disa fotografi të së ndjerës tashmë.

“Nuk mund ta besoj që po e shkruaj këtë post tani. Kjo nuk mund të jetë jeta e vërtetë, kushërira ime, motra ime e vogël, zemra ime është e thyer. Vetëm 19 vjeç, ti meritoje shumë më shumë, jeta jote as nuk kishte filluar. Kujtimi yt do të jetojë përgjithmonë me ne. Ti ishe një diamant, e mrekullueshme, e ëmbël, e dashur, ende nuk mund ta besoj. U prefsh në paqe, ëngjëlli më i bukur”, shkroi Enisa në mbishkrimin e postimit.