Misioni i shpëtimit përfundon në tragjedi, rrëzohet helikopteri ushtarak në Peru! 8 viktima (VIDEO)





Tetë persona u vranë dhe një u plagos rëndë pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në Sanabamba, në rajonin Ayacucho të Perusë jugore. Ministria e Mbrojtjes e vendit njoftoi se helikopteri Mi-17 po kthehej nga një mision shpëtimi për një patrullë ushtarake që kishte ngecur në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro.

Midis të vdekurve janë pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë që ishin shpëtuar pak kohë më parë. I mbijetuari i vetëm është piloti i helikopterit, Enso Espinosa Roque, i cili u dërgua në një spital në kryeqytetin Lima me lëndime të rënda.

Shkaqet e rrëzimit nuk janë sqaruar ende. Ky është aksidenti i dytë fatal që përfshin një helikopter ushtarak të këtij lloji në Peru që nga fillimi i vitit.

Në shkurt, një Mi-17 i përfshirë në një operacion shpëtimi nga përmbytjet u rrëzua në rajonin e Arequipas, në pjesën jugore të vendit, duke vrarë të 15 personat në bord, përfshirë shtatë të mitur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo