Protestë në Shkup kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave





Disa qindra qytetarë u mblodhën këtë pasdite para Kuvendit të Maqedonisë, në parkun „Gruaja-Luftëtare“, në një protestë kundër dhunës ndaj grave.

Me pankarta ku shkruhej „Nuk është tragjedi, është femicid“ dhe „Nuk është dashuri nëse të vret“, qytetarët protestuan në mënyrë paqësore, duke theksuar se prej vitesh përsëritet i njëjti skenar: politikanët dhe bartësit e funksioneve fotografohen, japin premtime dhe zotohen publikisht për ndryshime, por kur vjen koha për të ndërmarrë veprime konkrete, proceset ngecin.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo