Mëngjes i kthjellët dhe i ftohtë, gjatë ditës vranësira dhe shi në perëndim





Meteorologët kanë paralajmëruar një mëngjes të kthjellët dhe të ftohtë për sot, ndërsa gjatë ditës, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme. Drejt fundit të ditës dhe gjatë natës në pjesët perëndimore priten reshje të kohëpaskoheshme shiu. Është paralajmëruar edhe erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në 0, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 6 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe i ftohtë me vranësira të lehta deri në mesatare. Është paralajmëruar erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bjerë në -2, ndërsa maksimale do të arrijë 6 gradë.

Deri të dielën, do të ketë një periudhë me mot kryesisht me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu. Reshjet do të jenë mesatare, dhe në disa raste edhe më të bollshme – mbi 30 litra për metër katror në 24 orë. Për shkak të ftohjes gjatë fundjavës, reshjet pritet të jenë prej shiu dhe bore. Të enjten, do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verilindor.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo