Digjet një „Mercedes“ në garazh në Haraçinë, pronari shuan zjarrin





Një veturë e tipit „Mercedes“, me targa të Shkupit, është përfshirë nga zjarri herët mëngjesin e sotëm në fshatin Haraçinë të Shkupit. Zjarrin e ka shuar vetë pronari i automjetit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, rasti është raportuar në SPB Shkup në orën 03:30, në rrugën „5“ në Haraçinë.

Automjeti i djegur ishte i parkuar në një garazh dhe është në pronësi të B.S. (33) nga Haraçina.

„Zjarri është shuar nga pronari, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Është kryer këqyrja e vendit të ngjarjes“, njoftojnë nga MPB-ja.

Deri më tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, as vlera e dëmit material.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo