Kush e solli Alta Bankën në Maqedoni? Përgjigjet Ademi





Sekretar i Përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi, foli lidhur me çështjen e Alta Bankës dhe pretendimet me përfshirjen e Qeverisë në këtë proces. Ademi tha se BDI tashmë ka dhënë sqarimet e saj, duke theksuar se vendimi i Qeverisë i vitit 2023 nuk ka të bëjë me Alta Bankën në vitin 2025.

“Ne e kemi sqaru, pas sqarimeve tona ku ju fle zemra. Ata e nxjerrën një ekstrakt nga seanca e Qeverisë në vitin 2023. Ajo e vitit 2023, me Alta Bankën e vitit 2025 s’ka të bëjë fare. Në vitin 2023, në Qeverinë e RMV-së diskutohet situata për aksionet e shtetit në Beograd. Maqedonia e Veriut ato aksione i ka trashëguar nga RSFJ. Kjo është diskutuar në Qeveri, pra procesi zhvillohet në Serbi”, tha Ademi në emisionin Debat në Shenja.

Ai shtoi se vendimi i atëhershëm i Qeverisë kishte për qëllim ndërmarrjen e veprimeve juridike kundër Alta Bankës, përmes angazhimit të avokatit të shtetit.

“Qeveria ka thënë, hajde ta angazhojmë avokatin e shtetit, që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet juridike kundër Alta Bankës. Që ta thjeshtësojmë, ai vendim ka qenë kundër Alta Bankës”, deklaroi Ademi.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo