Pas sherrit ku u përfshinë Wanda Nara, Mauro Icardi dhe partnerët e tyre të rinj, kanë dalë në qarkullim thashetheme të tjera që po ushqejnë edhe më shumë telenovelën e famshme argjentinase.
Në qendër të lajmeve të fundit ishte një flirt i pretenduar në të kaluarën mes aktores China Suarez dhe Leandro Paredes, ish-shok skuadre i Icardit te PSG-ja.
Edhe Mauro Icardi ka reaguar përmes një postimi në Instagram, duke iu drejtuar mediave dhe personave që përhapin thashetheme.
“Nuk do t’ju kërkoj të ndaloni së foluri për ne. E kuptoj që keni fatura për të paguar, por duhet të jetë vërtet e çuditshme të na urreni kaq shumë, ndërkohë që paga juaj varet pikërisht nga ekzistenca jonë. Mendoni se jeni zotëruesit e së vërtetës, por në fakt jeni thjesht punonjës të thashethemeve të lira. Ju këshilloj të mos merreni kaq shumë me jetën tonë, pasi keni mjaftueshëm probleme me jetën tuaj”, shkroi futbollisti.