S’i vjen rendi ligjit të Speciales, Haxhiu e ndërpret seancën për mungesë kuorumi: Vazhdojmë kur të dakordohemi, natën e mirë





Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka ndërprerë punimet e Kuvendit të Kosovës pasi që në seancë nuk ka pasur kuorum, shkruan Express.

Ajo ka thënë se punimet e seancës së njëjtë do të vazhdojnë pasi të dakordohen me shefat e grupeve parlamentare.

Në Kuvend nuk është hedhur në votim as rezoluta e Aleancës për çështjen e energjisë elektrike.

Në rend ditë në këtë seancë ka qenë edhe pika për Ligjin e Gjykatës Speciale.

“Punimet e kësaj seance vazhdojnë në një kohë kur të dakordohemi me shefat e grupeve parlamentare. Natën e mirë”, ka deklaruar Haxhiu.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo