Mickoski: U shpartalluan gënjeshtrat e cekëta të LSDM-së, do të bëj gjithçka që të gjendet një zgjidhje që blerës dhe qytetarët të mos dëmtohen

Kryeministri Hristijan Mickoski, në edicionin e lajmeve të TV Sitel, duke folur për rastin e Alta Bankës, theksoi se në debatin e sotëm mbikëqyrës në Kuvend u shpartalluan të gjitha gënjeshtrat që kishte përhapur LSDM-ja, pasi as Mali i Zi dhe as rregullatori austriak nuk e kishin bllokuar bankën për shkak të kapitalit rus, siç pretendonte opozita.

„Mali i Zi ka bërë edhe më keq. Ata e kanë pranuar Alta Pay, që është një sistem pagesor. Kjo është edhe më keq. Unë nuk e di nëse Alta Banka ka shprehur dëshirë për të hyrë në tregun malazez apo në lloje të tjera tregjesh dhe kjo nuk më intereson. Mua më intereson ajo që ndodh në tregun maqedonas, por duke qenë se gjatë ditëve të fundit jam thelluar mjaft në këtë çështje, mund të them se rregullatori austriak e ka lejuar personin Davor Macura të përfitojë pak më pak se 10% të aksioneve të Adiko Bankës, e cila më parë quhej Hypo Alpe Adria Bank dhe më pas të hyjë në marrëdhënie afariste me Raiffeisen Bankën.

Të gjithë do të pajtohemi se Raiffeisen Banka është një nga bankat më të fuqishme në rajon. Kështu që përpjekja për ta politizuar dhe për të krijuar një temë politike, nga e cila ata mendojnë se do të përfitojnë, sot u shpartallua si një flluskë sapuni“, theksoi Mickoski dhe shtoi:

„Prandaj, i luta me shumë mirësjellje. Ju lutem shumë, nëse nuk dini ose nuk dëshironi të ndihmoni, të paktën na lini të gjejmë një mënyrë për ta zgjidhur problemin. Nga këndvështrimi i sotëm, jam i bindur se do të gjejmë një mënyrë për ta zgjidhur problemin, në mënyrë që të shpëtojmë atë që mund të shpëtohet, përkatësisht të shohim se si punonjësit, njerëzit që janë kreditorë dhe banka të mund të vazhdojnë të funksionojnë.“

Lidhur me atë se në çfarë cilësie po përfshihet në gjetjen e një blerësi për Alta Bankën, Mickoski tha se si kryeministër, i cili ka marrë besimin e 600 mijë qytetarëve, do të bëjë gjithçka për të zgjidhur këtë apo çdo problem tjetër që do ta vërejë ose parashikojë.

„Unë vërtet nuk mund t’i kuptoj këto teza të cekëta. Kush është kryeministri? Kryetari i Qeverisë, i cili ka marrë legjitimitetin nga 600 mijë qytetarë dhe do të bëj gjithçka që mundem për të zgjidhur një problem që krijohet. A kam unë të drejtë formale që të autorizohem nga ndonjë organ për të shitur ose blerë banka? Nuk kam, por si kryetar i Qeverisë, kur shoh se ekziston një problem ose një problem potencial, nëse e parashikoj, do të bëj gjithçka për ta zgjidhur atë problem“, theksoi Mickoski.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo