U gjet i shtrirë në një rrugë të kryeqytetit, nisin hetimet pasi ai humbi jetën në QKUK





Policia e Kosovës ka njoftuar se pak para mesnatës të së dielës, ka gjetur një person të shtrirë në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh, personi i gjinisë mashkullore kishte shenja jete, me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, por më pas ka vdekur.

“Prishtinë 08.11.2026, 23:17. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe emergjenca, ku i njëjti është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që ende kishte shenja jete. Nga stafi mjekësor i emergjencës është konfirmuar vdekja e viktimës.”, thuhet në raport.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Klankosova.tv

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo