Taravari takohet me ambasadoren e SHBA-së, Nicole Varnes





Arben Taravari ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në rezidencën e ambasadores së SHBA-së, Nicole Varnes, ku ka diskutuar për bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara dhe të ardhmen e vendit.

Në reagimin e tij, Taravari thekson se SHBA-ja mbetet partneri kryesor strategjik i vendit, ndërsa ka bërë thirrje për një qasje më bashkuese mes aktorëve politikë, me fokus integrimin evropian.

“Diversiteti ynë duhet të jetë urë bashkimi. Është koha të afrohemi dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Taravari.

Ai ka falënderuar ambasadoren Varnes për mikpritjen dhe bisedën, të cilën e ka cilësuar të hapur dhe të sinqertë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo