Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhës: Beteja për drejtësi, deri në lirimin e krerëve të UÇK-së
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjen e Rexhës: Beteja për drejtësi, deri në lirimin e krerëve të UÇK-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kanë vizituar mbrëmjen e së enjtes familjen e ish-kreut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, në Prishtinë.
Në një postim, Vetëvendosje rikujtoi se më 5 nëntor, gjashtë vjet më parë, Selimi kishte vendosur lule te varri i Astrit Deharit, në përvjetorin e vdekjes së tij, para se të nisej për në Hagë.
Beteja për drejtësi, VV thotë se do të vazhdojë deri në lirimin e ploitë të krerëve të UÇK-së, transmeton Klankosova.tv
“Gjashtë vjet më parë, më 5 nëntor, Rexhep Selimi vendosi lule te varri i Astrit Deharit në përvjetorin e vrasjes së këtij të fundit dhe prej andej u nis për në Hagë. Që prej atëherë, 5 nëntori na mbledh, na bashkon e na kujton sa shumë na mungojnë këta dy shokë.
Mbrëmë, Kryeministri Albin Kurti, bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun, Sekretarin Organizativ të Lëvizjes, Alim Rama, ministra, deputetë dhe aktivistë, ishin në vizitë te familja e Rexhep Selimit në Prishtinë, te Shqipe Mehmeti-Selimi, deputetja jonë, ish-luftëtarja e UÇK-së dhe bashkëshortja e Rexhepit.
Aktgjykimi i 16 shtatorit është i padrejtë, dhe betejën për drejtësi do ta vazhdojmë deri në lirimin e plotë të krerëve të UÇK-së, që Rexhepin ta kemi sa më parë sërish në vendin për të cilin luftoi e nuk u ndal asnjëherë së angazhuari.