Spitali i Gostivarit me ashensorë jashtë funksionit, pacientët përballen me vështirësi – drejtori përballet me pyetjet e gazetarit të TetovaSot sonte në TS
Problemi me ashensorët e prishur në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit ka ngritur shqetësime te pacientët dhe familjarët e tyre, të cilët prej kohësh përballen me vështirësi gjatë lëvizjes brenda objektit shëndetësor.
Sipas ankesave të qytetarëve, gjendja e ashensorëve po ua vështirëson qasjen sidomos pacientëve të moshuar, personave me probleme shëndetësore dhe atyre që kanë nevojë për trajtim në katet e larta të spitalit.
Për këtë problematikë, sonte në emisionin TS në TetovaSot, gazetari i TetovaSot do të përballet drejtpërdrejt me drejtorin e Spitalit të Gostivarit, i cili do të duhet të japë përgjigje për gjendjen e ashensorëve, vonesat në intervenim dhe masat që po ndërmerren për zgjidhjen e problemit.
Tetovasot do të sjellë sonte përballjen dhe sqarimet e drejtuesit të Spitalit të Gostivarit, në një debat ku pritet të kërkohet përgjegjësi dhe zgjidhje konkrete për një problem që prek drejtpërdrejt qytetarët.