Georgievski demaskon hipokrizinë mediatike: “Trima” kundër shqiptarëve e bullgarëve, por përballë nacionalizmit serb shndërrohen në minj!
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Ljupço Gjeorgievski, ka ironizuar ashpër në Facebook gazetarin dhe drejtuesin televiziv Bogdan Ilievski, duke vënë në shënjestër atë që ai e konsideron nacionalizëm selektiv dhe standarde të dyfishta në diskursin mediatik.
Në reagimin e tij, Gjeorgievski kritikon faktin që disa figura mediatike paraqiten si mbrojtës të flaktë të identitetit maqedonas kur bëhet fjalë për shqiptarët, bullgarët, grekët apo Evropën, ndërsa, sipas tij, heshtin përballë ndikimit dhe narrativave nacionaliste serbe.
Ja reagimi i plotë i ish-kryeministrit, i përkthyer në shqip:
“Supermaqedonasi Bogdan Ilievski, çdo mbrëmje nga televizioni Alfa, na mbron heroikisht nga bullgarët, shqiptarët, grekët, Evropa…