“Bashkohuni me ne”/ Studentët në protestë edhe sot, futen nëpër auditorët e disa universiteteve dhe u kërkojnë të ndërpresin mësimin
Protesta ditën e sotme ka nisur në dyert dhe sallat e universiteteve.
Studentë të Politeknikut janë mbledhur dhe kanë marshuar fillimisht tek Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, ku janë futur brenda me thirrjet “bojkotoni mësimin”.
Ata kanë kaluar në çdo sallë, duke hyrë dhe duke bërë thirrje për t’iu bashkuar.
Të njëjtën gjë e kanë bërë edhe tek fakultetin e Ekonomisë dhe Gjuhëve të Huaja, teksa së fundmi po drejtohen tek Juridiku.
Ndërkohë, raportohet se Universiteti i Mjekësisë po kryen rregullisht mësim.
Ashtu si në ditët e kaluara, edhe sot është njoftuar protestë para Ministrisë së Arsimit.
Top Channel