Arkin Jahiji për TS: Mirënjohje për të gjithë qytetarët e sidomos për mërgimtarët tanë! (VIDEO)





Kandidati i AKI-së dhe fituesi i shpallur i zgjedhjeve në Komunën e Bërvenicës, Arkin Jahiji, në një prononcim të drejtpërdrejtë për TetovaSot, ka falënderuar të gjithë qytetarët që e mbështetën dhe i besuan me votën e tyre.

Jahiji ka shprehur mirënjohje të veçantë për mërgimtarët, të cilët u kthyen nga vendet e ndryshme të Evropës dhe më gjerë për të marrë pjesë në procesin zgjedhor dhe për ta votuar atë.

“Ju falënderohem të gjithë qytetarëve që më kanë mbështetur dhe më kanë votuar. Mirënjohje të veçantë për mërgimtarët që erdhën nga mërgimi dhe votuan për mua. Ata janë gjithçka për mua dhe u jam mirënjohës pa fund”, deklaroi Jahiji për TS.

Prononcimi i tij vjen në një atmosferë festive në Çellopek, ku mbështetësit e AKI-së po festojnë pas shpalljes së fitores në Komunën e Bërvenicës.

 

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo