Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), deri në orën 18:30 në Komunën e Bërvenicës kanë votuar gjithsej 8.595 qytetarë, apo 52,87 për qind e votuesve të regjistruar.
Në listën zgjedhore janë të regjistruar 16.256 votues, ndërsa të dhënat janë përpunuar për 16.247 prej tyre, njofton TS.
Pjesëmarrja në votime është rritur në krahasim me orët paraprake, ndërsa procesi zgjedhor në Bërvenicë është përcjellë me interesim të madh, për shkak të garës mes kandidatëve të AKI-së dhe VMRO-DPMNE-së.
Pas mbylljes së vendvotimeve, vëmendja tashmë është përqendruar te numërimi i votave dhe rezultatet që do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve në këtë komunë.