Romuni kapet me dy kavanoza marihuanë dhe LSD në pikën kufitare të “Dellçevës”





Një shtetas rumun është arrestuar në vendkalimin kufitar të Delçevës, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e tij janë gjetur drogë narkotike.

Më 29.10.2026, rreth orës 23:30, në hyrje të vendit, zyrtarët policorë në Pikën Kufitare të Delçevës kanë privuar nga liria P.L.O. (38), shtetas i Rumanisë.

Gjatë kontrollit të bagazhit të tij janë gjetur dhe konfiskuar dy kavanoza me marihuanë dhe LSD.

Personi është mbajtur në stacion policor, ndërsa është njoftuar prokurori publik. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo