PD publikon spotin e protestës kombëtare të së shtunës





Partia Demokratike ka publikuar spotin e protestës kombëtare, e cila është paralajmëruar të zhvillohet të shtunën, në orën 12:00, përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë.

Përmes spotit, forca kryesore opozitare u bën thirrje qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë në tubim, në mbështetje të studentëve që protestojnë për plotësimin e kërkesave dhe respektimin e të drejtave të tyre.

Krahas mbështetjes për studentët, Partia Demokratike ka vendosur në qendër të thirrjes së saj edhe kërkesën politike për dorëheqjen e parevokueshme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo