Aksident në daljen nga Shkupi drejt Tetovës, 25-vjeçarja përplaset me barrierën mbrojtëse – përfundon në spital!





Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:45, në dalje të Shkupit, në aksin rrugor drejt Tetovës.

Sipas informacioneve fillestare, një 25-vjeçare ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierën mbrojtëse të rrugës.

Në vendngjarje ka ndërhyrë ekipi i Ndihmës së Shpejtë, i cili e ka transportuar të renë në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup.

Ende nuk ka informacione zyrtare për gjendjen e saj shëndetësore dhe shkaqet e aksidentit.

Autoritetet pritet të japin detaje të tjera pas zbardhjes së rrethanave të ngjarjes.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo