Albulena Haxhiu kthehet pas 27 vitesh në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja





Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë vizitës së saj në Maqedoninë e Veriut, është rikthyer në vendin ku kishte gjetur strehim si fëmijë refugjate gjatë luftës në Kosovë, 27 vjet më parë.

Përmes një mesazhi prekës, Haxhiu ka shprehur mirënjohjen e saj për familjen Sinani dhe shqiptarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut, të cilët gjatë ditëve më të vështira të luftës i kishin hapur dyert e shtëpive për familjet e zhvendosura nga Kosova, njofton TS.

Ajo theksoi se rikthimi pas kaq shumë vitesh ishte një mundësi për t’u çmallur, për të rikujtuar përjetimet e fëmijërisë dhe për të falënderuar ata që ofruan strehim dhe mbështetje në një periudhë të vështirë.

“Mirënjohje e përjetshme për solidaritetin, bujarinë dhe humanizmin e tyre”, ka shkruar Haxhiu, duke vlerësuar mikpritjen dhe ndihmën e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut ndaj refugjatëve nga Kosova.

 

Albulena Haxhiu kthehet pas 27 vitesh në shtëpinë ku qëndroi refugjate: Faleminderit shqiptarë të Maqedonisë që në ditë të vështira na i hapët shtëpitë dhe zemrat e juaja

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo