Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten





Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të pritet me ceremoni shtetërore nga homologu i saj, Afrim Gashi.

Sipas Zyrës për Media të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu do të zhvillojë takim bilateral me Gashin, si dhe do të takohet me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Gjatë qëndrimit në Maqedoninë e Veriut, Haxhiu do të takohet edhe me kryetarët e komunave me shumicë shqiptare. Në programin e vizitës është përfshirë edhe vizita në Muzeun e Artit Bashkëkohor, bëri të ditur Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo