Letërnjoftimet dhe patentë-shoferët do t’i kemi në telefon nga e enjtja





Qytetarët në Maqedoninë e Veriut nga e enjtja do të mund t’i përdorin letërnjoftimet dhe patentë-shoferët përmes telefonit mobil, me hyrjen në përdorim të portofolit elektronik. Aplikacioni do të prezantohet zyrtarisht të mërkurën, më 28 tetor.

Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, tha se aplikacioni është i sigurt dhe u mundëson qytetarëve të zgjedhin se cilat të dhëna personale dëshirojnë të ndajnë.

Identifikimi do të bëhet përmes një kodi QR njëpërdorimësh, i cili skadon pas 10 deri në 15 sekondash. Kështu, qytetarët do të mund të ndajnë vetëm informacionet e nevojshme, pa zbuluar të gjitha të dhënat nga dokumentet e tyre.

Sipas ministrit, ky është hapi i parë drejt krijimit të një portofoli digjital evropian, me synimin që në të ardhmen të përfshihen edhe shërbime dhe dokumente të tjera.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo