Lëvizja studentore në Serbi u bën thirrje qytetarëve atje t’i shmangin pikat me prani të shtuar të policisë





Lëvizja studentore në Serbi u ka bërë thirrje qytetarëve të Beogradit që të mos mblidhen pranë lokacioneve ku është vërejtur prani e shtuar e policisë dhe e personave pa uniformë.

Thirrja u publikua rreth orës 19:00, përmes një postimi në rrjetin social X.

“Deri në fund, të sigurt, të qetë dhe me dinjitet”, thuhet në mesazhin e lëvizjes studentore.

Ndërkohë, një grup prej disa dhjetëra burrash me kapela është futur në kampin me tenda pranë Presidencës së Serbisë, ku prej rreth një viti e gjysmë qëndrojnë përkrahës të pushtetit. Grupi paraprakisht ishte mbledhur në sheshin “Nikola Pašić”, në afërsi të kampit. Prani e shtuar e policisë është vërejtur edhe brenda zonës së rrethuar pranë Komisionit Republikan të Zgjedhjeve dhe Presidencës së Serbisë, në qendër të Beogradit, si dhe në afërsi të Parkut të Pionerëve , ku përkrahësit e pushtetit kanë ngritur kamp që nga marsi i vitit të kaluar

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo