Skandal në Veles: Sulmoi 16-vjeçaren dhe e futi me forcë në automjet





Një 20-vjeçar është arrestuar në Veles pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht një vajzë 16-vjeçare dhe më pas e ka futur me forcë në automjetin e tij, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, A.A. (20) nga Komuna e Çashkës ishte takuar me të miturën, me të cilën kishte lidhje dashurie. Pas një grindjeje të shkurtër, ai dyshohet se e ka goditur dhe pa pëlqimin e saj e ka futur në automjet.

Për rastin janë njoftuar Prokuroria Publike dhe Qendra për Punë Sociale në Veles, ndërsa pas dokumentimit të plotë do të ngrihet kallëzim penal, shkruan Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo