12 shoferë përfundojnë në pranga, 10 prej tyre vozitën pa leje





Dymbëdhjetë shoferë janë privuar nga liria gjatë 24 orëve të fundit në lokacione të ndryshme në vend, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Sipas njoftimit, 10 prej tyre kanë drejtuar automjet pa e dhënë provimin e vozitjes, ndërsa dy të tjerë kanë qenë në timon pavarësisht se u ishte shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të automjetit.

Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj personave të përfshirë do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse.

MPB-ja u bën apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos drejtojnë automjet pa leje, gjatë kohës së ndalimit apo nën ndikimin e alkoolit, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo