PAMJE TË RËNDA/ Merr flakë polici në qendër të Tiranës, kolegët i afrohen në ndihmë. U qëllua me motolov (VIDEO)





Përballje të dhunshme janë duke ndodhur në këto momente në rrugët e Tiranës, ndërkohë që një efektiv policie ka marrë flakë si pasojë e përdorimit të molotovit. Mësohet se ai është qëlluar me molotov nga ana e protestuesve, ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet, flakët e zjarrit që e kanë përfshirë kanë qenë të mëdha.

Nga ana tjetër, QSUT raporton se deri tani 8 persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, mes tyre një deputet, dy përfaqësues të medias, një efektiv dhe 4 qytetarë. Protesta ka nisur që prej orës 13, ndërkohë që tashmë qytetarët janë shpërndarë në rrugë të ndryshme të Tiranës, dhe në qendër të kryeqytetit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo