Gjendet i pajetë 62-vjeçari në Shkup, trupi me shenja dhune dërgohet për autopsi





Një 62-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në territorin e komunës së Gjorçe Petrovit në Shkup informon Tetovasot.

Sipas policisë, rasti është denoncuar më 22 tetor në orën 18:40. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen, ndërsa në trup janë vërejtur gjurmë dhune.

Ekipet policore kanë kryer këqyrje në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi.

Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo