Përmbysën vazot dhe stolat prej betoni para Kryeministrisë, policia ndërhyn për largimin e studentëve





Momente tensioni janë regjistruar gjatë protestës që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë pas heqjes së disa vazove dekorative dhe stolave prej betoni nga protestuesit. Situata është tensionuar edhe më tej pasi efektivët e policisë u kanë kërkuar protestuesve të lirojnë bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke mos lejuar vijimin e tubimit në këtë hapësirë.

Megjithatë, protestuesit nuk kanë pranuar të largohen, duke vendosur të qëndrojnë përballë godinës së Kryeministrisë dhe të vijojnë tubimin e tyre. Ndërhyrja e policisë ka krijuar momente tensioni mes efektivëve dhe pjesëmarrësve në protestë, ndërsa këta të fundit këmbëngulin për të qëndruar në bulevard.

Deri në këto momente nuk raportohet për asnjë person të shoqëruar nga policia. Prej 11 ditën studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo