Kos: javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Ballkanin Perëndimor





Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, para fillimit të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Sveti Stefan të Malit të Zi, deklaroi se javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë për Ballkanin Perëndimor.

Duke folur për zhvillimet në rajon, Kos theksoi se secili prej vendeve përballet me sfida të ndryshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Për Malin e Zi, siç nënvizoi ajo, moment vendimtar do të jetë kalimi i vijës së finishit në procesin e anëtarësimit në BE.

Sa i përket Serbisë, ajo veçoi zgjedhjet që pritet të mbahen javën e ardhshme si një moment të rëndësishëm për vendin. Për Shqipërinë, sipas Kos, thelbësore është ruajtja e ritmit të integrimit evropian dhe vazhdimi i përparimit në rrugën drejt BE-së.

Ndërsa për Kosovën, komisionerja evropiane theksoi se vendimtare është zgjedhja për të vazhduar rrugën e respektimit të së drejtës ndërkombëtare dhe sundimit të ligjit.

Maqedoninë e Veriut nuk e përmendi, as sfidat e saj në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e saj, Kos tha se diskutimet në kuadër të këtij samiti po zhvillohen në momentin e duhur.

“Prandaj mendoj se është shumë mirë që liderët e rajonit dhe të gjithë Procesit të Berlinit po mblidhen sot në këtë vend të mrekullueshëm, në Malin e Zi”, theksoi Kos.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo