Nikolloski për autostradën Ohër-Kërçovë: Në terren ka përparim të shkëlqyer, shihet fundi i projektit
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot realizoi inspektim në punimet për ndërtimin e autostradës Ohër-Kërçovë. Ai publikoi në profilin e tij në Facebook se ndërtimi po zhvillohet me ritëm të shkëlqyer dhe se projekti po i afrohet përfundimit.
“Në terren me punëtorët e zellshëm që po e ndërtojnë autostradën Ohër-Kërçovë. Përparim i shkëlqyer!
Siç thotë populli ynë: ‘Shihet fundi’.
Një autostradë e shpejtë, e sigurt dhe bashkëkohore, me tunelet më të gjata në Maqedoni, galeri dhe viadukte, është në horizont.
Po e ndërtojmë Maqedoninë!”, ka shkruar zëvendëskryeministri Nikolloski.
Autostrada Ohër-Kërçovë konsiderohet një nga projektet më të mëdha infrastrukturore në vend dhe pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen rrugore ndërmjet rajonit jugperëndimor dhe pjesëve të tjera të Maqedonisë së Veriut.