Shkup – Një sasi marihuane është zbuluar gjatë një kontrolli në Burgun e Idrizovës.
Sipas njoftimit të policisë, të cilin e përcjell Tetovasot, lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ambienteve të institucionit.
Po zhvillohen hetime për të zbuluar se si droga ka përfunduar brenda burgut.