Shpejt, lehtë dhe pastër: Me pllakat e induksionit të Miele, gatimi bëhet një kënaqësi e vërtetë (VIDEO)

Në ritmin e shpejtë të së përditshmes, shpesh harrojmë gjërat e vogla që na bëjnë të lumtur. Ajo është shtëpia e qetë, buzëqeshjet e njerëzve që kanë vlerë për ne, bisedat e relaksuara dhe ushqimet e shijshme që e bashkojnë familjen rreth tryezës së ngrënies. Këto janë gjëra nga të cilat nuk duhet të dorëhiqemi, veçanërisht nga gatimi për më të afërmit tanë, i cili nuk ka pse të jetë një detyrim, por para së gjithash një kënaqësi – pa marrë parasysh nëse përgatitet ushqim për një grup të vogël apo të madh njerëzish, dhe kur duhet të planifikohet që të gjitha porcionet të jenë gati në të njëjtën kohë.

Gatimi mund të mbetet hobi im i preferuar dhe gjithmonë të gatuaj me kënaqësi për njerëzit që dua, sidomos pasi zbulova pajisjen që ma bëri jetën aq shumë më të mirë.

Ndërsa rolin më të rëndësishëm dytësor në filmin e drekave tona të lumtura familjare e ka pllaka e re e induksionit Miele KM 8000, të cilën e integruam këtë vit. Kjo pjesë inovative e teknologjisë u përshtat në mënyrë perfekte në kuzhinë dhe ndryshoi mënyrën se si gatuaj, duke më lejuar të shijoj gatimin pa shqetësime nëse pllaka nxehet kudo njësoj apo nëse gjella do të digjet, sepse teknologjia bashkëkohore e pllakave bën që ato të ngrohin vetëm enët dhe vetëm aq sa është e nevojshme.

Kur dëshironi të mblidhni të gjithë familjen prej disa brezash për drekë, duhet të keni hapësirë dhe aftësi mjaft të mira organizative për t’u siguruar që secili të mbetet i kënaqur dhe askujt të mos i mungojë asgjë. Pllakën KM 8000 e instaluam për shkak të dizajnit të saj estetik subtil, i cili e bën të duket si një teknologji e së ardhmes, e megjithatë nuk zë asnjë të dhjetën e hapësirës që zë një sobë e zakonshme elektrike.

Me induksion në të gjithë sipërfaqen, mbi të mund të vendosen deri në gjashtë tenxhere ose tigane kudo – pa zona gatimi të përcaktuara paraprakisht. Sistemi inteligjent i Miele e njeh automatikisht pozicionin e enëve dhe e përshtat automatikisht nxehtësinë. Praktikisht, ajo u bë ndihmësja ime e besueshme në kuzhinë dhe më ndihmon të bëj më pak gabime e më shumë ushqime të shijshme.

Dhe gatimi merr një tjetër dimension kur e përdor pllakën së bashku me enët speciale të gatimit M Sense, të cilat janë të integruara me sistemin e Miele dhe e rregullojnë procesin e gatimit, në mënyrë që ushqimi të mos digjet dhe të mos derdhet. Nuk ka më nevojë të kontrolloj çdo 30 sekonda nëse ushqimi po zien apo po digjet. Tani, çdo gjellë e përgatis në mënyrë të përsosur.

 

Shpejt, lehtë dhe pastër: Me pllakat e induksionit të Miele, gatimi bëhet një kënaqësi e vërtetë (VIDEO)

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo