Rrëzohet një avion ushtarak në Francë, humb jetën një pilot! Vazhdojnë kërkimet për anëtarin e dytë





Një avion Mirage 2000D i Forcave Ajrore Franceze u rrëzua rreth orës 23:00 të martën sipas orës lokale pranë qytetit Nancy në Francën veriperëndimore, gjatë një fluturimi stërvitor, duke vrarë një nga dy pilotët.

Kërkimet vazhdojnë për të gjetur anëtarin e dytë të ekuipazhit.

Sipas kryetarit të bashkisë së zonës, mbeturinat u pikasën nga një dron , ndërsa dëshmitarët folën për një shpërthim të fuqishëm dhe një top zjarri që u shfaq në qiellin e natës.

Sipas mediave franceze, në kërkim po marrin pjesë zjarrfikësit , ekipet e shpëtimit të forcave ajrore dhe personeli i policisë , si dhe një helikopter .

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo