Kapet pa patentë në Gostivar, 23-vjeçari përfundon në polici





Gostivar – Një 23-vjeçar nga Gostivari është privuar nga liria pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Sipas informacioneve që ka siguruar Tetovasot, më 20 tetor, rreth orës 00:20, policia ndaloi në fshatin Bellovisht një automjet “Opel” me targa të Gostivarit.

Gjatë kontrollit u konstatua se drejtuesi A.R. (23) nuk posedonte patentë shoferi.

Tetovasot raporton se pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ndërmerren procedurat ligjore përkatëse.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo