Selimi: Dy orë ligjëratë nga Jeton Shasivari se si të shkelet ligji dhe Kushtetuta





Jon Selimi, kryetar i studentëve të Fakultetit Juridik në Universitetin Nënë Tereza (UNT), ka reaguar përmes një statusi në Facebook pas takimit me Jeton Shasivarin, ku, sipas tij, studentët kanë dëgjuar për dy orë arsyetime për një zgjidhje që parashikon provimin pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në maqedonisht, me arsyetimin e “language support”.

“Dy orë ligjëratë nga profesori se si të shkelet ligji e Kushtetuta, me dy provime në maqedonisht e ‘language support’ si arsyetim”, shkruan Selimi.

Ai thekson se studentët nuk pranojnë zgjidhje që cenojnë Kushtetutën dhe ligjin, duke kërkuar respektimin e të drejtës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo