Aksident i rëndë në Gostivar, 21-vjeçari goditet nga vetura dhe plagoset rëndë

Aksident i rëndë në Gostivar, 21-vjeçari goditet nga vetura dhe plagoset rëndë

Një këmbësor 21-vjeçar ka mbetur me lëndime të rënda trupore pasi u godit nga një automjet në Gostivar.

Siç raporton Tetovasot, aksidenti ndodhi më 18.10.2026, rreth orës 20:10, në bulevardin “Vëllezërit Gjinovski”, ku një Chevrolet Spark, i drejtuar nga N.H. (69) nga Negotina, goditi këmbësorin A.Z. (21) nga Gostivari.

I riu u dërgua në Qendrën e Urgjencës në Gostivar, ku mjekët konstatuan lëndime të rënda trupore.

Tetovasot mëson se policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo