Presidenti Begaj takon dy grupe protestuesish, të rinjtë i kërkojnë të shpërndajë Parlamentin dhe qeveri tranzitore





Presidenti Bajram Begaj ka zhvilluar takime me dy grupe protestuesish, të cilët i kanë paraqitur kërkesat e tyre lidhur me situatën politike në vend.

Sipas News24 bisedimet me kreun e shtetit janë zhvilluar në dy ditë të ndryshme, ku protestuesit kanë shprehur shqetësimet e tyre dhe kanë paraqitur propozimet për zgjidhjen e situatës.

Mes kërkesave të parashtruara para Presidentit Begaj është shpërndarja e Parlamentit dhe krijimi i një qeverie tranzitore me mandat njëvjeçar.

Sipas protestuesve, qeveria tranzitore do të kishte si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo