Sulejmani i VLEN-it: Kandidati jonë nuk e kaloi raundin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë





Zëdhënësi i partisë VLEN dhe zv/ministër i Arsimit, Driton Sulejmani ka përgëzuar procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në Bërvenicë, ndërsa ka uruar kundërkandidatin, Arkin Jahiji nga Fronti Evropian për kalimin në raundin e dytë.

Ai tha se kandidati i tyre nuk ka arritur të merr votat e nevojshme për të kaluar në raundin e dytë.

Sulejmani deklaroi se kandidati i tyre ka paraqitur një program me zgjidhje për problemet e Bërvenicës, por se verdikti i popullit ka qenë ndryshe.

“Pa dyshim që edhe përskaj të këtij rezultati zgjedhor VLEN do të vazhdojë t’i mbështesë vendbanimet me shumicë shqiptare dhe nga kjo nuk përjashtohet as komuna e Bërvenicës”, deklaroi Sulejmani.

Sa i përket vendimit se cili kandidat do të përkrahin në raundin e dytë, Sulejmani tha se këto ditë do të mblidhet kryesia e partisë për të vendosur.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo