
Fatmir Limani ka reaguar me një mesazh ironik pas rezultateve zgjedhore në Komunën e Bërvenicës, ku AKI-ja doli fituese në raundin e parë, ndërsa VLEN-i, pavarësisht sigurisë së shprehur për fitore, nuk arriti të sigurojë fitoren dhe do të përballet me garën në raundin e dytë.
“Eh, tetori, tetori…, fillimi i fundit, për ‘sojin’ që ndjente vet’mjaftueshmëri rradhësh. Ndryshojnë hesapet kur vet’pëlqehesh..
Dysh në njësh..
”, ka shkruar Limani në reagimin e tij, njofton TS.
Reagimi i tij duket si një thumbim ndaj sigurisë së shprehur nga VLEN-i para zgjedhjeve, duke lënë të kuptohet se rezultatet zgjedhore mund të sjellin befasi dhe se vetëbesimi i tepruar nuk garanton fitore.
Gara për kreun e Komunës së Bërvenicës tashmë pritet të vazhdojë në raundin e dytë, ku do të vendoset se kush do ta drejtojë komunën, Arkin Jahiji nga AKI-ja apo Stojançe Radiçevski nga VMRO-DPMNE-ja/TS