MPB njoftoi se më 16 tetor 2026, në orën 17:05, punonjës policie nga Departamenti Komunal i Policisë i Makedonski Brodit kanë ndaluar shtetasin S.V. (22 vjeç) nga Makedonski Brodi.
“Gjatë kontrollit të banesës së tij, të kryer në bazë të një urdhri nga Gjykata Themelore në Kërçovë, autoritetet gjetën dhe sekuestruan një lëndë në formë copash, marijuanë, një shishe që përmbante një lëng, si dhe letra për mbështjelljen e cigareve”, njoftoi MPB.
Pasi të dokumentohet rasti, do të ndërmerren veprimet përkatëse ligjore.