Polici qëlloi me armën zyrtare në ajër, MPB ngre kallëzim penal dhe kërkon pezullimin e tij





Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka ngritur kallëzim penal kundër një polici me inicialet M.N., raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit, ai dyshohet se më 1 gusht 2026, jashtë orarit të punës, në dy raste në Kratovë ka shtënë disa herë në ajër me armën zyrtare.

Përveç kallëzimit penal për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndaj tij do të iniciohet edhe procedurë disiplinore dhe do të kërkohet pezullimi nga detyra deri në përfundimin e procedurës.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo