Kallëzim penal për 69-vjeçarin nga Gostivari, policia i gjeti pushkë automatike dhe 180 fishekë





Një 69-vjeçar nga Gostivari është kallëzuar penalisht për armëmbajtje të paligjshme, raporton Tetovasot.

Sipas MPB-së, gjatë bastisjes së kryer më 6 tetor 2026 në shtëpinë dhe objektet ndihmëse të H.R. (69), policia ka gjetur dhe sekuestruar një pushkë automatike, dy karikatorë dhe 180 fishekë.

Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “Prodhimi, mbajtja, ndërmjetësimi dhe tregtimi i palejuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese”.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo