Kapet pa patentë, policia i konfiskon automjetin





Mavrovë – Zyrtarët policorë kanë arrestuar J.L. (45) nga Struga, i cili drejtonte një Fiat Punto pa e fituar ende të drejtën e drejtimit, raporton Tetovasot.
Pas kontrollit policor, automjeti është konfiskuar, ndërsa ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës pas përfundimit të procedurës.
Sipas informacioneve që ka Tetovasot, policia vazhdon kontrollet e shtuara në komunikacion.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo