16-vjeçari pëson lëndime të rënda pas përplasjes me veturë në Prilep





Tetovasot raporton se një i mitur është plagosur rëndë në një aksident trafiku në Prilep.

Sipas MPB-së, në bulevardin “Goce Dellçev”, një automjet “Opel” është përplasur me një moped të drejtuar nga një 16-vjeçar nga fshati Alinc.

I mituri është dërguar në Spitalin e Prilepit, ku mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda trupore.

Policia ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, raporton Tetovasot.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo