E FUNDIT| 63 minatorët dalin shëndoshë e mirë nga Miniera e Trepçës (VIDEO)





Të gjithë minatorët që ishin të ngujuar në Minierën e Trepçës kanë arritur të dalin nga miniera.

Kështu ka bërë të ditur gazetari korrespodent i Klan Kosova, Urall Boshnjaku, përmes emisionit “Ora Shtatë”, transmeton Klankosova.tv.

Ai bëri të ditur se 63 minatorët që ishin të ngujuar, gjenden në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kanë pasur pak vështirësi që të dalin të gjithë, pasi jo të gjithë janë në moshë të re dhe të përshtatshme për të ngjitur daljen emergjente. Kështu më kanë bërë të ditur persona të afërt me ta, ani pse si informacion nuk munda ta siguroja nga burime zyrtare”, tha ai.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo