Ngjarje tragjike në Shqipëri, babai godet aksidentalisht me mjet bujqësor vajzën, humb jetën 3-vjeçarja





Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Malbardh të Kurbinit, ku një 3-vjeçare ka humbur jetën pasi është goditur aksidentalisht nga babai i saj me një mjet bujqësor.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 19:50, shtetasi B. A., 45 vjeç, duke manovruar me një mjet bujqësor në oborrin e banesës së tij, ka goditur aksidentalisht vajzën e tij të mitur, raporton Euronewsalbania.

Si pasojë e plagëve të marra, 3-vjeçarja ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes aksidentale.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo