Kaos në Aeroportin e Beogradit: Kontaminohet zona e sigurisë, të gjithë pasagjerët i nënshtrohen sërish kontrollit





Në aeroportin e Beogradit “Nikolla Tesla” sonte është ndërprerë funksionimi normal për shkak të një incidenti në zonën e sigurisë të pjesës tranzit, për këtë arsye pasagjerët dhe ekuipazhi duhet t’i nënshtrohen sërish kontrollit të sigurisë.

Sipas informacioneve nga terreni, ka pasur përzierje të pasagjerëve në zonën e kufizuar, pas së cilës të gjithë personat që ndodheshin në atë pjesë janë evakuuar.

Përkohësisht janë mbyllur kontrolli i pasaportave, skanerët dhe pikat e kontrollit, ndërsa fluturimet janë pezulluar gjatë kohës që zgjat kontrolli i dytë.

Në aeroport janë krijuar rrëmujë dhe turma të mëdha, ndërsa pasagjerët po presin që të kalojnë sërish në zonën e kufizuar. Sipas informacioneve të deritanishme, kontrollet mund të zgjasin të paktën dy deri në tri orë.

Pritet që fluturimet të vazhdojnë, por me vonesa të konsiderueshme. Informacione shtesë për situatën dhe kohën e nevojshme për riosigurimin e zonës priten gjatë mbrëmjes.

Kaos në Aeroportin e Beogradit: Kontaminohet zona e sigurisë, të gjithë pasagjerët i nënshtrohen sërish kontrollit
Screenshot

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo